Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti Hajrullah Çeku, ka reaguar pas provokimeve nga ana e tifozëve rumunë me banerin nacionalist “Kosova është Serbi”.
Lidhur me këtë, Çeku tha se dinjiteti i shtetit të Kosovës është mbi çdo provokim.
“Teksa djemtë tanë e vazhdojnë lojën me zemër e profesionalizëm”, tha ai.
Pas veprimit të tifozëve, ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Loja po vazhdon pas këtij incidenti.
Kosova ka mbetur pa një lojtar pasi Vedat Muriqi, u ndëshkua me kartonin e kuq.
Në momentin kur u publikua lajmi rezultati ishte 0:0.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.