Këngëtarja Olivia Rodrigo ka treguar për eksperiencën e saj deri e ka krijuar albumin e saj, “Guts”.
Ajo ka thënë se në fillim kur kishte nisur të shkruante këngët për këtë album kishte presion për suksesin që e pret këtë projekt muzikor.
“Në muajt e parë të shkrimit të ‘Guts’ po përballesha me shumë zhurmë në kokën time nëse do të ishte mjaft i mirë apo nëse do të mund ta kryeja ndonjëherë atë që bëra në ‘Sour’”, ka thënë ajo për People.
Ajo më tej ka thënë se kas gjetur kohë për veten dhe që më në fund të krijojë këngë që do t’i dëgjojë edhe në radio, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.