Ujësjellësi nesër me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër nga 10:30 do ta zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, njofton Klankosova.tv

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.