Miratohet nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë

Në mbledhjen e 159-të të Qeverisë së Kosovës është miratuar sot nisma për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, deklaroi se Republika e Kosovës ka rritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancojë tutje bashkëpunimin në fushën e ekstradimit.

Kjo nga zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli u vlerësua se është e bazuar në aspiratën e Kosovës për afirmimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit bilateral.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.