400 persona humbën jetën nga i nxehti në Francë – Klan Macedonia

Përgjatë Gushtit numri i vdekjeve u rrit me 5.4%, mosha më e prekur 75 vjeç

Valët e të nxehtit që përfshinë Europën gjatë kësaj vere i morën jetën 400 personave në Francë. Autoriteti i Shëndetit Publik francez ka bërë të ditur se personat mbi moshën 75-vjeçare ishin më të prekurit.

Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 Gusht, numri i vdekjeve është rritur 5.4% më shumë, në krahasim me javët e njëjta të viteve të mëparshme.

Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat në Francë janë rritur në 42 gradë Celsius në disa rajone dhe në disa të tjera kaloi edhe 45 gradë Celsius. Ndonëse shumica e vdekjeve besohet se janë shkaktuar për shkak të gjendjeve paraprake, nxehtësia mund ta ketë përkeqësuar situatën.

Disa rajone gjithashtu u prekën më shumë ku edhe vdekshmëria ishte e lartë në Itali, Spanjë, Portugalia dhe Greqia tregojnë se ndryshimet klimatike po bëhen më të shpeshta. Nxehtësia ekstreme sipas ekspertëve po përkeqëson sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, me të moshuarit ndër më të rrezikuarit. Viti i kaluar ishte vera më vdekjeprurëse e regjistruar në Evropë ku mbi 60,000 njerëz humbën jetën në disa vende europiane nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë, sipas një studimi në revistën shkencore ‘Nature Medicine’.

Klan News