Dy të maskuar plaçkitin një person në Prishtinë

Të mërkurën rreth orës 03:48, një burrë ka raportuar në Polici se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së gjatë i kanë grabitur para.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes, raporton Klan Kosova.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.