Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në ngjarje me rastin e intensifikimit të punëve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, gjatë së cilës u realizua minimi.
Në këtë ngjarje morën pjesë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Mejer, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori operativ i “Behtel”, Xhosh Bejker.
“Me ndërtimin e këtij drejtimi rrugor do të kemi zgjidhjen më moderne të autostradës në gjatësi prej 40 kilometra dhe me këtë do të përfundojë praktikisht një ofensivë e madhe e infrastrukturës ndërtimore për autostrada të reja bashkëkohore në vendin tonë. Siç e di opinioni, e dinë edhe qytetarët, punimet ndërtimore janë duke u zhvilluar me ritëm të shpejtë në rrugët rrugore Gradsko – Prilep, ku vetëm pak ditë më parë patëm rastin të shohim edhe thyerjen e tunelit të dytë te Gryka e Farishkës. Po ashtu punimet janë duke u zhvilluar në rrugën që të çon në Grykën e Farishkës, që do të thotë se me përfundimin e të gjitha këtyre rrugëve do të kemi një zgjidhje të plotë nga korridori 10, duke u shkëputur për në Prilep, Manastir dhe rrugën për Mexhitlia në drejtim të kudirit të Greqisë”, theksoi Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në këtë ngjarje, duke shtuar se këto përpjekje u janë premtuar qytetarëve të këtij rajoni me dekada, por deri më tani nuk janë realizuar.
“Ne dëshmuam se atë që e themi e bëjmë”. Ne nuk jemi Qeveri që bën stiropor, që bën shelgje në lumin Vardar, por jemi një Qeveri që investon në projekte kapitale që do të mbeten për gjeneratat e qytetarëve tanë që të kenë një infrastrukturë më të mirë rrugore”, theksoi Kovaçevski.
Të gjitha këto punime ndërtimore përfaqësojnë investimin më të madh të infrastrukturës dhe rrugëve në vendin tonë. Është një investim vetëm në Korridorin 8 dhe 10-d prej 1.3 miliardë euro, por edhe drejtime të tjera rrugore që e ndërlidhin atë. Për shembull, ky drejtim rrugor ka një vlerë jashtëzakonisht të lartë, mund të flasim për investime kapitale prej mbi 2 miliardë euro në infrastrukturë moderne rrugore”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Njëkohësisht, Kryeministri Kovaçevski theksoi se në korridoret 8 dhe 10-d aktualisht janë duke vazhduar panairet për punë për të cilat paralajmëroi se do të organizohen në të gjithë vendin.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në këtë ngjarje theksoi se aktivitetet ndërtimore në terren po marrin dinamikën e tyre.
“Sot ky minim nënkupton një pjesë të procesit të përgjithshëm për ndërtimin e kësaj lidhjeje rrugore Prilep-Manastir dhe dua të theksoj se aktivitetet po realizohen më shpejt se dinamika e parashikuar dhe e planifikuar.
Kjo ndodh sepse ne kemi një realizues me renome dhe me përvojë, sepse të gjitha institucionet që jemi të përfshirë në ndërtimin e magjistraleve të Korridorit 8 dhe 10-d tregojnë gatishmëri për t’iu përgjigjur shpejt dhe me efikasitet të gjitha procedurave për realizimin e këtij projekti të madh. Qytetarët e Prilepit, Manastirit, Mogillës, Novacit, Resnjës kanë nevojë për këtë autostradë.
“Të lëmë mënjanë skepticizmin, Rajoni i Pellagonisë ka nevojë për autostradë të re, investime të reja dhe ndërtimi i kësaj autostrade është përgjigje ndaj të gjitha kërkesave të qytetarëve të këtij rajoni”, theksoi ministri Boçvarski.
Në këtë ngjarje foli edhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Mejer.
“Ndërlidhja rajonale dhe infrastruktura e mirë janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ato janë një nga qëllimet tona dhe e di që janë edhe synimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në këtë pjesë të veçantë, ndërlidhja e qyteteve të Manastirit dhe Prilepit me një autostradë bashkëkohore dhe të sigurt është jashtëzakonisht e rëndësishme. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Maqedoninë e Veriut është gjithashtu kyç për zhvillimin ekonomik. Rrjeti modern rrugor jo vetëm që do të përmirësojë lidhjen, jo vetëm që do të mundësojë qarkullimin e njerëzve dhe ekonomisë, por edhe do të tërheqë investime në Maqedoninë e Veriut. Këto përpjekje për integrim rajonal do të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve. Realizimi i suksesshëm i këtyre projekteve sjell përfitime jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por do të hapen vende pune”, tha ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Erik Mejer, duke shprehur mirënjohjen e tij për Qeverinë dhe për “Behtel” dhe “Enka”, për përkushtimin në realizimin e projektit.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, deklaroi: “Të gjithë së bashku me minimin e sotëm dhe fillimin e ndërtimit të rrugëve të qasshme, jemi pjesë e shkrimit të një historie të re në infrastrukturën rrugore. Në të gjitha trasetë, provat gjeomekanike po ecin pa pengesë dhe tashmë në njësinë e projektit janë dorëzuar projektet infrastrukturore për të gjitha akset rrutore, përveç për Trebeshnishtë-Strugë-Qafë Thanë. Janë dorëzuar edhe elaborate për ekspropriim për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa priten elaborate edhe për Prilep-Manastir”, nënvizoi drejtori Rustemi në ngjarjen e sotme.