Maliqi: Dialogu Kosovë-Serbi ka vdekur (VIDEO)

Opinionisti Agon Maliqi  në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për takimin e sotëm në Bruksel, ku tha se rezultati ishte brenda prishtshmërive.

Sipas tij, askush nuk priste se do të kishte ndonjë lëvizje përpara, përcjell Klankosova.tv.

Ai u shpreh se qysh prej mënyrës se si u arrit marrëveshje e Ohrit, e deri tek situata e krijuar në veri, sipas tij, është e qartë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vdekur.

“Besoj që rezultati ishte brenda pritshmërive, askush nuk kishte ndonjë prishtshmëri se do të ketë lëvizje përpara, qysh prej mënyrën se si u arrit marrëveshje e Ohrit, e cila ishte gjithçka përveçëse marrëveshje, plan zbatimi, sepse nuk kishte asgjë konkrete dhe mënyra se si shkojë ajo çështja e tensioneve në veri dhe u krijua ky problemi i institucioneve në veri dhe i nevojës për zgjedhje të reja atje, është e qartë që dialogu ka vdekur”, u shpreh ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.