Aktorja Sienna Miller i mahnit të gjithë me dukjen e saj në tapetin e kuq në Londër

Aktorja britaniko-amerikane, Sienna Miller, është shtatzënë për herë të dytë me të dashurin e saj, aktorin Oli Green.

Sienna Miller tregoi me stil barkun në tapetin e kuq të “Vogue World 2023” në Londër, raporton ETonline, transmeton Klankosova.tv.

Aktorja pozoi në teatrin “Royal Drury Lane” të Londrës të enjten, ajo pati të veshur një fund të brendit Schiaparell dhe një këmishë të prerë.

Pamja elegante e saj i vuri në pah barkun e rritur dhe kjo konsiderohet një pamje unike për botën e modës.

Kjo ngjarje e “Vogue World” shërben si një mbledhje fondesh për industrinë e arteve të Britanisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.