Në konferencën e mbajtur nga OSHC-VE dhe BP-PW rreth hulumtimeve që janë bërë në lumenj dhe në vendet malore, u tha se kanë një ndotje të lartë.
Nga hulumtimet rezultoi se brenda në lumenj janë gjetur zhavorr, qese, mbeturina që hidhen nga kompani të ndryshme, dhe ujërat e zeza që derdhen në to, raporton Klan Kosova.
Organizatat joqeveritare, shumat ndëshkuese i konsiderojnë si joadekuate kundrejt dëmit.
Selatin Kllokoqi, menaxher projekti në Demokracy Plus, u shpreh se “lumi Mirusha dhe Drini e ka dokumentuar se dëmet e bëra në ta janë shumë të larta por dënimet e vogla”.
Shqetësuese e quajti fenomenin e prerjes së drurëve ilegalisht në Mitrovicën e Veriut, Slobodan Stosiq, menaxher i projektit nga Qendra Avokuese për Kulturën Demokratike, ku sipas hulumtimit të tij ka pasur rritje të vazhdueshme që nga viti 2020 të personave që kanë prerë drurë.
Edhe më shqetësuese, ai e quajti faktin se këto raste nuk janë prioritet në gjykatë.
Në këtë konferencë mori pjese edhe zëvendësministri i Ambientit, Avni Zogjani, i cili tha se këto raste nuk janë trajtuar seriozisht asnjëherë. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.