Video +18/ Publikohen pamjet e vrasjes së shqiptarit në Greqi – Klan Macedonia

Këto janë pamjet e vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Pire të Greqisë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda kur autori, një 68-vjeçar grek, qëlloi 2 herë babain e 3 fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend.

Autori e ka qëlluar një herë me armë në kokë shqiptarin, e më pas e qëlluar për herë të dytë.

 

Sipas mediave greke, dëshmitarët thanë se ka patur një debat mes tyre. Jo vetëm kaq, por autori, referuar dëshmive, debatonte përditë jo vetëm me shqiptarin por edhe me fqinjët e tjerë.

Pasi e vrau, 68-vjeçari është dëgjuar të thotë “mbarova punë me ty tani”.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë pushkën. Pasi zbriti, ai qëndronte i fshehur prapa një makine dhe i doli përpara 39-vjeçarit shqiptar duke e zënë në befasi. Ata u gjendën përballë njëri-tjetrit në një distancë 2 metra.

Me gjakftohtësi dhe pa mëshirë e qëlloi me pushkë në kokë, siç duket në pamjet. Më pas e qëlloi për herë të dytë, edhe pse shqiptari ishte i shtrirë përtokë.

Banorë të lagjes i kanë thënë policisë por dhe mediave se autori konfrontohej shpesh edhe me banorë të tjerë për parkimet. Edhe pse ai vetë nuk ka makinë, sipas banorëve, nuk dëshironte që në anë të rrugës të parkoheshin mjete.

68-vjeçari grek është arrestuar nga policia dhe është sekuestruar arma e krimit.

/tvklan.al