Hugh Jackman dhe Deborra-lee Jackman kanë vendosur të ndahen pas 27 vjetësh duke pasur dy fëmijë.
“Ne kemi qenë të bekuar të ndajmë pothuajse 3 dekada së bashku si burrë e grua në një martesë të mrekullueshme. Udhëtimi ynë tani po ndryshon dhe ne kemi vendosur të ndahemi për të ndjekur rritjen tonë individuale”, thanë ata.
Ndarja e tyre u raportua për herë të parë nga revista ThePeople, transmeton Klankosova.tv
Ata thanë se kjo deklaratë do të ishte e vetmja për ndarjen e tyre, ndërsa shtuan se familja e tyre është prioriteti i tyre më i lartë dhe se ata do ta ndërmarrin “këtë kapitull tjetër me mirënjohje, dashuri dhe mirësi”.
Çifti u takuan në vitin 1995 në xhirimet e një shfaqje televizive australiane ku të dy ishin aktorë dhe u martuan në vitin 1996.
Ndërkaq të dy kanë qenë shtyllat e tapetit të kuq prej vitesh, duke pozuar së bashku në Oscars, në eventet e Broadway dhe në Met Gala.
Megjithkëtë në prill, Jackman festoi 27 vjetorin e tyre me një mesazhë në rrjetin social Instagram.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.