Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim nga katër gra, duke përfshirë një të moshës vetëm 16-vjeçe.
Akuzat në lidhje me ish-yllin e filmit u publikuan ekskluzivisht nga “The Times”.
Katër viktimat e supozuara kanë pohuar se Brand i sulmoi ato midis vitit 2006 dhe 2013 në kulmin e famës së tij.
Në atë kohë, ai ishte prezantues për BBC Radio 2 dhe Channel 4, si dhe luante role kryesore në filmat e Hollywood-it, raporton “The sun”, transmeton Klankosova.tv.
Pretendimet e tyre variojnë nga përdhunimi tek sulmi seksual, tek abuzimi emocional dhe fizik.
Gruaja e parë pretendoi se komediani e përdhunoi atë mbështetur për një muri në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.
Sipas gruas, Brand i kërkoi falje asaj kur ajo i dërgoi një mesazh për t’i thënë, “Kur një vajzë thotë jo, do të thotë jo”, pasi ajo ishte trajtuar në një qendër të krizës së përdhunimeve.
Një viktimë e dytë pretendoi se ai e detyroi atë të kryente seks oral derisa ajo desh u mbyt kur ishte vetëm 16 vjeçe, dhe se ajo duhej ta godiste me grusht në stomak për ta bërë atë të ndalonte.
Brand do të kishte qenë 31 vjeç në atë kohë.
Edhe gratë tjera e akuzojnë Brandtin për vepra të ngjashme.
Ndërkaq, Brand mohoi të gjitha akuzat kundër tij, duke i cilësuar ato si “sulme agresive” përpara se të publikoheshin.
Aktori postoi një video në YouTube në të cilën tha se ai “i hedh poshtë absolutisht” pretendimet dhe se marrëdhëniet e tij të mëparshme ishin “gjithmonë konsensuale”.
Ndërsa pranoi se ishte “i shthurur” gjatë kulmit të famës së tij, ai mohoi me vendosmëri çdo aspekt kriminal të sjelljes së tij.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.