Amerika nuk shitet, Amerika nuk blihet, Amerika nuk manipulohet, Amerika nuk kontrabandohet. Amerika është Amerikë.
Kur u shtyp butoni i shpërthimit për fillimin e ndërtimit të korridorit 8, disa inatçorë politikë, madje edhe skpetik dhe antishqiptar gati sa nuk pësuan atak në zemër vetëm për faktin se këtë e realizon dikush tjetër dhe jo ata.
Ata “opozita” e dijnë këtë, por i vetmi makth i tyre është se nuk mund ta pranojnë se këtij projekti gjigant infrastrukturor i ri pas Amerika e jo Amelika.
Dhe në këtë projekt ka dorë edhe Grubi, BDI-ja dhe Alia.
Dhe pas këtij fakti të pamohueshëm, ka zgjuar demonët opozitar që nuk janë aspak rehat nga ky projekt madhorë i paimagjinueshëm e me ëndërr e shpirt që mos realizohet.
Ky mllef dhe kjo ëndërr e trishtueshme e “opozitës” që mos të realizohet Korridori 8, tashmë po shprehet hapur dhe kjo po i çarmatos politikisht vetë ata që nuk duan të ndërtohet.
Opozita shqiptare po mbytet dhe varoset nga xhelozia sepse të mëdhenjtë ndërtojnë rrugë, lidhin shtete, forcojnë ekonomi, hapin vende të reja pune, ndërsa të vegjëlit “opozita” vetëm shajnë e hedhin gurrë mbi një të vërtetë të pamohueshme.
Kundër ndërtimit të këtij Korridori dhe të kësaj rruge janë vetëm ata që nuk janë shqiptarë dhe ata që janë shpirtngushtë, pse të jetë Grubi që shtypi sustën e nuk është Bilalli, Afrimi e Izeti.
Ata, “opozita” smund t’a ndalin as nëdrtimin e Korridorit 8, e as historinë të shkruaj për meritat e atyre që koontribuan me mish e shpirtë që ky projket të ketë fillimin e mbarë dhe të sigurt.
E para që ka kundërshtuar ndërtimin e kësaj rruge ka qenë VMRO-ja, më pas LEVICA dhe çuditërisht vjen treshja opozitare e përbërë nga Bilalli, Afrimi e Izeti.
Treshja opozitare në krye me Bilallin, Afrmin dhe Izetin duke kritikuar ndërtimin e Korridorit 8 partinë shqiptare në pushtet, me automatizëm ata kundërshtojnë edhe Amerikën, pasi Amerika e shtypi butonin e para.
Pyetja është në rrugën e kujtë ecin opozita shqiptare që del kundër Korridorit 8, në rrugën e BE-së, Shqipërisë, Amerikës apo të VMRO-së?
Kush kënd e keqpërdori në Banjicë, Grubi Agelerin, apo Mickovski Bilallin, Afrimin dhe Izetin?
Amasadorja e Amerikës, Anxhela Ageler ishte e para që shtypi susten e shpërthimit nuk ishte e dyta, e këtë opozita e di e pa, por dikush që i ka nën ombrellën e vet politike e ka bërë zëdhënëse dhe treshja dolën e thanë, “Grubi keqpërdori Amerikën”.
Përfaqësuesit e BESËS, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës do të hyjnë në edhe ata në histori nga Banjica e Epërme, por historia për ta do të shkruaj se ishin kundër ndërtimit të kësaj rruge.
Ata “opozita” ishin aty ku ndryshon e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja e një projekti të madh.
Aty në Banjicë ku të mëdhenjtë shtypën sustën e ndërtimit, e të vegjëlit “opozita” shtypi sustën e shkatërimit dhe ranë në kurthin e atyre që sunduan zhvillimet, që s’i duan shqiptarët dhe me një fjalë nuk e duan Amerikën.
Bilalli, Afrimi dhe Izeti duhet t’a dijnë dhe e dijnë se e vetmja parti në rajon pra BDI është partneri më i besueshëm i Amerikës dhe si mund Grubi, BDI-ja dhe Alia ta manipulojnë, ta keqpërdorin Amerikën?
Dhe nëse Grubi ka arritur të manipulojë Amerikën pra i bie që Grubi qenka më i fortë se Amerika.
Dhe në fund meqë u zbulua superfuqia atëherë ta lusim Grubin ta ndryshoje botën, ta ndale luftën në Ukrainë, ta rrëzoje Putinin prej pushtetit të Rusisë, të bëje paqe mes Izrailit dhe Palestinës, ti rregulloje raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ti ndale tërmetet, vërshimet, nxehtin, ftohtin dhe në fund ta ndaloje edhe vdekjen.