Hoxhaj: Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën nuk i pret njeri i gjallë në asnjë kryqytet (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar se masat ndëshkuese janë sanksione.

Ai tha se këto sanksione kanë efektin  politik, sepse siç u shpreh ai, Albin Kurtin dhe ministren Donika Gërvalla, nuk i pret askush në asnjë kryeqytet.

“Edhe Albin Kurti e tha javën e kaluar qartë që masat ndëshkuese janë sanksione dhe sanksionet po e kanë efektin edhe financiar, por saksionet e kanë efektin edhe politik dhe veçanarisht në politikën e jashtme, sepse sot Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën nuk e pret njeri i gjallë në asnjë kryeqyetet”, u shpreh tutje Hoxhaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.