Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Maqedonia e Veriut dhe Afrika e Jugut kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
“Konfirmim i angazhimit tonë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe partneriteteve me vende gjeografikisht të largëta Një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ofron mundësi shtesë për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe të biznesit, si dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel shumëpalësh”, ka shkruar Osmani.
Afrika e Jugut është vendi i 182-të me të cilin Maqedonia e Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike.