Ariana Grande dhe Dalton Gomez ndahen pas dy vjetësh martesë

Ariana Grande dhe Dalton Gomez aplikuan për divorc pas dy vjetësh martesë.

Avokatja e këngëtares, Laura Wasser, përmendi arsyen e divorcit të tyre si “dallime të papajtueshme”.

Data e ndarjes së tyre thuhet se ishte 20 shkurti, shkruan revista People, transmeton Klankosova.tv.

Një burim i tha Hollywood life se pavarësisht ndarjes së tyre, Ariana dhe Dalton, “kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues për njëri-tjetrin në çdo hap të këtij procesi”, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi për paraqitjen e divorcit të çiftit vjen mes romancës së Arianës me aktorin Ethan Slater.

Të dy u takuan në fund të vitit 2022 ndërsa punonin në adaptimin e ardhshëm filmik të shfaqjes së famshme të Broadway.

Muaj më vonë, martesa e Arianës dhe Dalton thuhet se filloi të shkatërrohet, ndoshta për shkak të distancës së gjatë mes tyre, gjersa ajo po punonte në filmin “Wicked”në Angli, ndërsa ai ishte në shtëpi në Kaliforni.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.