Oborri i shkollës së vjetër “Emin Duraku” që ndodhet ndërmjet fshatrave Banullë dhe Gllogovc sot është përfshirë nga zjarri.
Klankosova.tv i ka kontaktuar zjarrfikësit e rajonit të Lipjanit prej të cilëve ka mësuar se zjarri është lokalizuar pa dëme materiale.
“Është oborri i shkollës së vjetër e cila nuk është funksionale. Ekipi i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. Nuk ka dëme materiale”, ka thënë kujdestari i ndërrimit të zjarrfikësve për rajonin e Lipjanit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.