Kryeziu: Asociacioni aktual është OJQ, ky i riu ka elemente ekzekutive

Analisti politik, Kadri Kryeziu, ka thënë që Asociacioni i vitit 2013 ka qenë në formë të organizatës joqeveritare, ndërkaq i riu do të jetë me elemente ekzekutive.

“Një marrëveshje është bërë më 2013. Pastaj më 2015 janë parimet të cilat këto parime ish-presidentja atëherë ka pasur hezitime, dhe ka bërë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka konkluduar në fund se Asociacioni mund të bëhet në bazë të 2013-ës. Marrëveshja 2013, jo na bazë të 2015-ës se bie në kundërshtim me 18 nene të Kushtetutës ë Republikës ë Kosovës”.

Sipas Kryeziut, Asociacioni duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës,

“Asociacioni duhet të bëhet në kornizat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Asociacioni është me elemente ekzekutive. Ta kemi parasysh, ekzekutive se në hierarki ekzistojnë dy pushtete: pushteti qendror dhe pushteti komunal. Ekzekutive, komunale. Aty shkruan në marrëveshje: Ambienti i karakterit lokal, shëndetësia lokale. Ato çështjet, shërbimet publike lokale”.

“Ekzekutiv po, por ekzekutiv komunal. Komunat sot kryetarët e komunave krejt kanë pushtet ekzekutiv vetëm komunal. Nuk ka ekzekutiv qeverisës”.

“Asociacioni është entitet juridik. Edhe me pushtet. Problemi është që ka pushtet. Këtu është problemi i pushtetit se ne e kemi Asociacionin e komunave të Kosovës që janë OJQ.  Por këtu ka pushtet si entitet. Pushteti është përfaqësues. Organika e krijimit të Asociacionit është sikur asociacioni tash që  e kemi”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.