Prishtinë: Motoçiklisti pëson lëndime trupore pasi goditet nga vetura

Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur në Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Siç raportojnë mediat, ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.