Pasi e humbi partinë Taravari kthehet “në vendin e krimit”, në Tetovë u vetpromovua pa Kasamin, Gashin dhe Mexhitin

Duhet pranuar një gjë sa i përket ish-kryetarit të shkarkuar të ASH-së, Arben Taravari. Është “origjinal” në veprim. Atë që ngurojnë ta bëjë politikanë të tjerë, ai e bën. Merr guximin, edhe me kusht që të devalvohet dhe të hasë në moskuptim te shqiptarët. S’është çudi pra, gjithë ajo buzëqeshje në ato fotot e famshme nga takimet me partitë maqedonase të ekstremit të djathtë dhe të majtë. Ju kujtohen këto foto historike, në përpjekjet që ta krijojnë shumicën parlamentare. Taravari ishte promotori i gjithë kësaj në bashëpunim me MIckoskin dhe Apasievin.

Taravari që një here bënë një gjë, pastaj tjetër, hedh tjetër gëzof dhe flet tjetër kur i bashkëngjitet qeverisë që donte ta rrëzojë. Dhe nuk nguron prapë, të dale prej saj, e të kthehet te të parët. Si dashuri e parë, e papërballuar emotivisht, që të tërheq vazhdimisht t’i kthehesh…

Por këto nuk janë kontraverset e fundit në veprimet e tij. Tash kur e përçau partinë e tij me lëvizjen e tij drejt bllokut opozitar(pa dashur ta prishë idilin qeveritar, prej të cilit bëri dramë kur iu ndërruan ministrat!), ai sikur i bën diferzion edhe shoqërisë së re, pra, LEN-it. Ai mbrëmë ka mbajtur tubim pa partnerët e LEN-it, edhe atë hiq më pak, po në “terrenin”e Kasamit, vetëm për vetëm, pra, pa Izet Mexhitin, pa Afrim Gashin dhe pa nikoqirin, Kasamin. Vjen në Tetvoë, si kryetar i ASH-së, edhe pse është shkarkuar nga Kuvendi…

Por ta shpjegojmë titullin. Tetova kë një simbolikë interesante me “krimin”. Kryetari i Kuvendit Qëndror të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një intervistë për TV Klan, ka deklaruar se rezultati katastrofal i ASH-së në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës, ka qenë “një komplot i Taravarit për Selën.”

Nëse në Tetovë ia ka bërë “komplotin” bashkëpartiakut të tij më të ngushtë në zgjedhjet ad-hok për këshilltarë, duke flijuar edhe interesat partiake për të dobësuar “konkurrentin” për primat në parti, atëherë ky tubim në Tetovë, është një komplot i ri, për t’u pozicionuar si faktor vendimtar në kuadër të LEN-it. Ngjashëm siç bëri në Kumanovë të enjten e kaluar para Kuvendit Qendror të ASH-së ku i kërkohej raport për vendimet personale për partinë, tash ai i jep porosi direkt ose indirekt LEN-it se ka ambicie më të mëdha se sa vetëm të bëhet pjesë e tij.

Çështja e radhës me problematikë të dyfishtë është statusi i ASH-së “së tij”. Ai ende sillet si lider i ASH-së, ndërkohë që të shtunën më shumë se dy të tretat e kuvendarëve e shkarkuan, dhe e dyta, me një status të këtillë, si mundet të marrë të pretendojë të primatin në LEN, pa qenë i sigurt sa pjesë të ASH-së i kanë mbetur, e lere më të pretendojë se e ka shumicën.