Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace

Google lançoi ditën e Mërkure planet e reja Gemini for Workspace për bizneset. Secili prej planeve të Workspace ka një shtesë të re quajtur “Gemini add-on”.

Përmes një postimi në blog kompania shpjegoi ndryshimet ku plani më i lirë fillon nga 6 dollarë në muaj për përdorues dhe Gemini add-on kushton 20 dollarë më shumë duke e dërguar koston në 26 dollarë.

Është një rritje e madhe e çmimit krahasuar me faturën normale të Workspace por Google thotë se Gemini me pakot e biznesit do të ndihmojë përdoruesit të shkruajnë në Docs, Gmail, Sheets apo të gjenerojë imazhe për Slides.Bëhet fjalë për variantin Ultra 1.0 të Gemini, modeli më i avancuar.

Gemini për Google Workspace është një ribrandim i plotë i produktit të biznesit AI të Google ndërsa kompania përpiqet të sjellë një konsistencë brendi në të gjitha shërbimet he produktet e saj AI.

Ekspansionin e AI në produktet e biznesit Google e nisi me Duet AI që realisht nuk u materializua asnjëherë sepse erdhi Gemini.

/PCWold Albanian

TË FUNDIT
5 orë
Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”
7 orë
Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!
7 orë
Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017
7 orë
Intel do të prodhojë çipe për Microsoft
7 orë
Elon Musk po krijon një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?