Australi: 160 balena bllokohen në breg të detit, organizohet operacion masiv për shpëtimin e tyre

Një operacion për shpëtimin e rreth 160 balenave përfundoi me sukses të pjesshëm pasi ekipet arritën të kthenin shumicën e gjitarëve të bllokuar në det. Ekipet e shpëtimit e zhvilluan operacionin në plazhin e Dunsborough në Australi për t’u kujdesur për balenat.

“Ju mund ta shihni si ishin bllokuar balenat. Nuk kam parë një pamje të tillë asnjëherë në këto përmasa”, tha Ian Wiese, kryetari i grupit Geographe Marine Research, i cili ishte i përfshirë në operacionin e shpëtimit gjatë ditës së sotme.

1180x200

Në total, 130 balena u kthyen në det pasi gjithsej 160 u bllokuan në breg të detit, sipas departamentit të Parqeve dhe Shërbimit të Kafshëve të Egra në Australinë Perëndimore. Megjithatë, të paktën 28 ​​balena ngordhën.

“Reagimi im fillestar duke parë qindra balena të grumbulluara të gjitha së bashku në plazh ishte krejtësisht dërrmues. Ishte vërtet kaotike. Sidoqoftë, rezultati përfundimtar ishte një lajm i mirë”, tha ai.

Shkencëtarët kanë thënë më parë se shkalla e mbijetesës nëse dalin jashtë detit, për balenat e plazhit është e ulët dhe mund të mbijetojnë vetëm për rreth gjashtë orë në tokë përpara se të fillojnë të përkeqësohen.

“Kur ata janë në det, në ujëra të thella, nuk ka asgjë që mund t’i shqetësojë, por nëse një balenë e lënduar përfundon afër bregut, do të ketë shumë rreziqe.”

Të pranishëm në shpëtimin e krijesave ishin edhe veterinerë me përvojë, të cilët u përpoqën të shpëtonin sa më shumë balena./tvklan.al

300x250