Mehmetaj: VLEN-i ka fitu sepse ia ka kry detyrën VMRO-së!

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare.

Analisti Lirim Mehmetaj tha se në këto zgjedhje ka disa fitues në pika të ndryshme politike.

1180x200

1180×200
“Në këto zgjedhje fitoi me vota VMRO-DPMNE dhe Fronti Europian por fitoi edhe VLEN-i sepse ia kanë kry detyrat ashtu siç duhet VV-VMRO-së. Po e them kështu sepse VMRO-së i vyjn shqiptarë të dobët për me lujt me ta, Albinit i duhen shqiptarë të dobët, të dy për interesa të veta. VLEN-I ka kry rolin e vet si patericë e VMRO-së mirëpo ka humb numërikisht. Me atë fjalor të Opozitës, duke u thirrë në votat shqiptare , Taravari ka me i humb edhe votat e komuniteteve tjera”, tha Mehmetaj.

Ai shtoi se nuk pret që Taravri të jep dorëheqje pas dështimit sepse sipas tij ai nuk e mban fjalën e dhënë. /TvKlan.mk