Ademi: Po bëhen tentativa nga partitë politike për t’i marrë dy mandate Frontit Europian

Në një preskonferencë të mbajtur sot, Arbër Ademi nga Fronti Europian ka ngritur shqetësime serioze mbi tentativa për të cënuar demokracinë dhe vullnetin e popullit pas zgjedhjeve parlamentare të cilat janë cilësuar si të lira dhe demokratike. Ademi ka theksuar se pavarësisht se zgjedhjet janë vlerësuar pozitivisht nga perspektiva europiane, ekzistojnë manovra politike që synojnë të devijojnë legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Fronti Europian ka informuar institucionet ndërkombëtare, përfshirë SHBA-të, BE-në, NATO-n dhe OSBE-në, për një skenar të errët që synon të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve. Sipas Ademit, partitë politike kundërshtare kanë paraqitur ankesa të pabazuara për vendvotime të caktuara në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, pavarësisht mungesës së parregullsive të vërtetuara nga KSHZ-ja.

Fronti Europian akuzon këto parti për përpjekje të qartë për të marrë dy mandate të fituara në mënyrë legjitime nga Fronti.

Fjalimi i plotë:

“Zgjedhjet parlamentare nga të gjitha aspektetet janë cilësuar si fer, të lira, demokratike dhe europiane, dëshirojmë t’u njoftojmë se ekzistojnë tentativa serioze politike për të minuar demokracinë, dhe vullnetin e popullit.
Kemi informuar komunitetin ndërkombëtar, SHBA-të, bashkimin Europian, NATO-n, OSBE-në, për një skenarë të qartë të errët për të devijuar vullnetin e popullit, dhe legjitimitetin. Partitë e tjera politike në bazë të një marëveshje të fshehtë duke shkelur vullnetin e popullit, në mënyrë të vazhdueshme kanë parashtruar kundërshtime, gjegjësisht ankesa për venndvotime të caktuara, në njësinë zgjedhore numër 5, dhe numër 6.
Megjithëse tek të njejtat nuk është parë asnjë parregullësi gjatë procesit, dhe mbas procesit zgjedhor, me çka dëshmohet edhe nëpërmjet nënshkrimit dhe procesverbal ve nga KSHZ-ja, të propozuara nga vetë partitë politike.
Qllimi është i qartë Frontit Europian duan t’i marrin dy mandate një në zonën 5 zgjedhore dhe një në zonën 6 zgjedhore. Megjithëse këto mandate janë vullnet i pastër i qytetarëve, dhe rezultat i votës së lirë demokratike.
Së pari gjatë dhe pas procesit zgjedhor ska pasur parregullsi në asnjë nga vendvotimet, së dyti ankimimet janë vetëm për zgjedhjet parlamentare jo edhe për zgjedhjet presidenciale, megjithëse u referohen të njejtave vendvotime, dhe procese të realizuara në të njejtën kohë, të njejtave procesverbale me të njejtën përmbajtej.
Nën tre kundërshtimet janë kryesisht në vendvotimet ku parashtruesi ai që ankohet ka më tepër votë, prej në aeroplan shihet tendenca për ta devijuar vullnetin e popullit.
Psh në komunën e Zhelinës në vendvotimin 2101 rezulatati është si në vijim: për VLEN kanë votuar 332 votues, ndërsa për Frontin Europian 134, ky vendvotim është në fashtin prej ku vjen kryetari i lëvizjes Besa zoti Bilall Kasami, dhe vetë Lëvizja Besa e konteston rezultatin që i favorizin vetë ata, rezultat që tregon se ata kanë numër më të madh të votave.
Shembull i dytë në njësinë zgjedhore numër 5 kontestohen vendvotimet, ku më tepër vota ka VMRO-DPMNE-ja. Në vendvotimin 1295 VMRO-ja ka 904 vota, LSDM-ja 103, dhe Fronti 0 cili është qëllimi.
A është qëllimi që të ketë transfer të votave vetëm e vetëm që Fronti Europian ta humbi një mandat që e ka fituar në mënyrë legjitime.
Duke patur parasyshë gjithë këtë apelojmë deri tek KSHZ-ja, se mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e votës së lirë, dhe demokratike të qytetarëve.
Për të gjitha këto skenare, për inxhinjering zgjedhor i cili përkujtojmë se është vepër penale, me çka kemi kërkuar nga Faktori ndërkombëtar, dhe kërkojmë nga ju mediumet që të ndjekni seancat e KSHZ-së, kur do të vendoset për ankesat, në mënyrë që të parandalohet çfarë do lloj keqpërdorimi. Për ne vota është e shtrejntë dhe do ta mbrojmë me çdo kusht, pasi atë legjitimitet na e kanë dhënë qytetarët”, tha Ademi./Indeks.mk/