Spahiu: Shqiptarët i fuqizoi Ali Ahmeti dhe UÇK!

Kryetari i degës së BDI-së Dibër, Artin Spahiu përmes një statusi në Facebook shkruan se Ali Ahmeti ka fuqizuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke i bërë faktorë të rëndësishëm në shtet.

Spahiu potencon se shqiptarët në Maqedoni nuk bien pre e narrativave ruso-serbe për njollosje të luftës për liri e barazi, ndaj Ali Ahmeti gëzon respektin dhe mbështetjen e shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Nëse dikush ka menduar se ta zhbën luftën e UÇK-së dhe komandantin e saj Ali Ahmeti, me po të njëjtën mënyrë, me pseudonimin thuajse të njëjtë (VLAN- VLEN) dhe me narativin e njëjtë (anti korrupsion e anti-krim) si dikurë VLAN-i në Kosovë, mendoj se e ka pasur gabim!
Në Kosovë populli u indoktrinua dhe manipulua nga fushata e anti krimit dhe anti korrupsioni, që u fry si tullumbace atëkohë nga VLAN-i me në krye kordinatirin e asaj fushate, atëherë në Kosovë e sot në Maqedoni i VLEN-it , edhe pse kurrë nuk u dëshmua ajo retorikë, pa asnji aktakuzë pë ish funksionarët “e korruptuar” dhe nuk pati asnji rezultat konkret. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut u dëshmua qartë se shqiptarët nuk besojnë në retorika dhe narative që për burim kanë manualet e qendrave ruso-sllave antishqiptarr, por përkrahin fuqishëm komandantin dhe misionarin që ndryshoi statusin juridiko-politik të shqiptarëve dhe që shqiptarët i bëri më të fuqishëm e më faktorë se kurrë, Ali Ahmetin!