Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck

Jennifer Lopez më në fund u pyet në lidhje me spekulimet e vazhdueshme se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

Interpretuesja e hitit “On The Floor”, 54 vjeçe, u godit me pyetjen e nxehtë gjatë një konference për shtyp për promovimin e filmit të saj të ri “Atlas” në Mexico City të mërkurën.

Në një video tashmë të bërë virale, një gazetar mashkull tronditi turmën kur i kërkoi Lopez të konfirmonte nëse “thashethemet e Ben Affleck ishin ‘të vërteta’”, shkruan DailyMail.

 

Ajo dukej e tensionuar ndërsa u përpoq të qeshte, ndërsa bashkë-aktori i saj në film, u hodh shpejt në mbrojtje të saj