Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Me 86 vota për, 7 kundër dhe asnjë abstenim deputetët i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nga kjo marrëveshje Kosova do të fitoj 15 milionë euro tarifë fikse në vit.
Kujtojmë se kjo marrëveshje kishte dështuar që të miratohet në Kuvend në seancën e mbajtur para një jave.
Ndërkohë që Qeveria në mbledhjen e mbajtur të hënën e ka miratuar dhe përcjell prapë për në Kuvend.
Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro. /Telegrafi/
