Duke shpêrndarë fotografinë e dy biznesmenëve serbo-rus, Voyin Lazarevic dhe Vuk Hamoviç të cilēt janë të lidhur me biznesin e energjetikës dhe ministren e re të Energjetikës në RMV, Sanja Bozhinovska, analisti politik Arsim Zekolli ka vlerësuar dyshen e lartë përmendur si “shefat e VLEN-it”, e cila u bë pjesë e Qeverisë, VMRO-ZNAM.
“Shefat e VLEN-it”, ka shkruar Zekolli.
Ndryshe Voyin Lazarevic dhe Vuk Hamoviç janē biznesmen dhe oligark të fuqishëm qē kanē lidhje me biznesin e energjetikës dhe menaxhojnë disa kompani, në të cilat si menaxhere ka qenë e angazhuar ministrja e Bozhinovska.
Lajmin për lidhshmërinë e Bozhinovskës me dyshen sërbe, e ka publikuar portali bullgar, faktor.bg ku edhe ka zbuluar se:
“Sanja Bozhinovska është e lidhur edhe me “RUDNAP DOOEL” Shkup, ku ka qenë menaxhere. Kjo kompani nuk ekziston më sepse më 6 dhjetor 2017 ishte objekt i një hetimi nga Policia Financiare e Maqedonisë së Veriut. Dyshimet ishin se ka dëmtuar kompaninë shtetërore energjetike MEPSO me 700 mijë euro”.

