Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26 vjetorin e rënies

Ish drejtuesi i UÇK-së, Ali Ahmeti ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26 vjetorin e rënies

“26 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Llavdrovcit.

Si Feha, s’bëhet një i dytë.

Më mungon fort, por ai iku nga kjo botë duke e dhënë jetën për Kosovën, ashtu siç gjithmonë kishte dëshiruar, ashtu siç edhe vetë kishte deklaruar.

Feha dhe Xheva çdo frymëmarrje të tyre ia dedikuan kombit dhe vendin e tyre në historinë më të lavdishme të popullit shqiptar e kanë të merituar!

Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar!” shkruan Ahmeti.