Gjyqtari Sahit Krasniqi, vendimin për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun e kishte kumtuar mesditën e 29 korrikut.
E me shkrim, po del se as 2 muaj e 6 ditë nuk i mjaftuan të njëjtit që të përpilojë aktgjykimin e plotë ku arsyeton lënien në burg përjetë të Dardan Krivaqës e edhe dënimin me 15 vjet burg të Arbër Sejdiut, për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, raporton Klan Kosova.
Krasniqi kërkoi kohë shtesë krahas 45 ditëve që me fillim ia lejon Kodi i Procedurës Penale.