Dueli delikat në Çeki, UEFA cakton një gjyqtar francez për sfidën e Shqipërisë

UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të premte në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë, pasi është një përballje mes dy skuadrave që kanë pretendime për t’lu ngjitur nga Liga B.

Organizata që drejton futbollin europian ka caktuar një katërshe gjyqtarësh francezë për takimin në fjalë, me emra të cilët janë shpesh edhe në arenën ndërkombëtare në nivele të larta. Kryesori do të jetë 41-vjeçari Benua Bastien, i cili në karrierën e tij nuk ka drejtuar kurrë përfaqësuesen kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Asistentë ai do të ketë Hiçam Zakrani dhe Aurelien Berthomieu, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Tomas Leonard.