Lionel Messi e konfirmoi edhe njëherë se është i jashtëzakonshme.
Ai dhuroi spektakël me paraqitjen e tij kundër Bolivisë që Argjentina e fitoi 6:0 në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026-të.
Messi realizoi Hat-trick dhe dy asistime për Julian Alvarez dhe Lautaro Martinez.
Gol në këtë sfidë realizoi edhe Thiago Almada.
“Albicelestët” në këtë takim shkojnë në kuotën e 22 pikëve në pozitën e parë në tabelë, tri më shumë se vendi i dytë, Kolumbia që i ka 19-të.
