Fitojnë Rangersi i Nedim Bajramit e Beshiktashi i Milot Rashicës

As enjtja nuk ka qenë ditë pushimi për sportin më të bukur, futbollin.

Plot 16 ndeshje janë zhvilluar sonte në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë, Europa League.

Shumë përballje interesante, e shumë gola u shënuan në fushat e blerta.

Bindëse në fitoren ndaj Steaua Bukureshtit ishte Glasgow Rangersi i Nedim Bajramit.

Skocezët triumfuan ndaj rumunëve me rezultat 4:0.

Fitore minimale 1:0 shënoi edhe Beshiktashi i Milot Rashicës e Ernest Muçit.

Këto ishin përballjet dhe rezultatet e mbrëmjes së sontme:

Eintracht Frankfurt – Rigas 1:0;

FC Midtjylland – Royale Union Saint-Gilloise 1:0;

Ferencvaros – Nice 1:0;

Maccabi Tel Aviv – Real Sociedad 1:2;

Paok – Viktoria Plzen 2:2;

Qarabag – Ajax 0:3;

Roma – Dymano Kyiv 1:0;

Anderlecht – Ludogorets 2:0;

Athletic Club – Slavia Prague 1:0;

Porto – Hoffenheim 2:0;

Twente – Lazio 0:2;

Fenerbahçe – Manchester United 1:1;

Lyon – Beshiktash 0:1;

Malmo – Olympiacos 0:1;

Rangers – Steaua Bukuresht 4:0;

Tottenham – Az Alkmaar 1:0.