Pavarësisht se kaluan të parët në epërsi, kampionët aktual të Kosovës e shohin vetën në disavantazh ndaj Gjilanit.
Ky ballafaqim që e nisi xhiron e 11-të në Superligë, startoi furishëm, pasi që në minutin e katërt, Lindon Emerllahu realizoi golin e epërsisë. Pa kaluar 11 minuta të plota, mysafirët u kthyen në lojë, me anë të Armend Thaqit, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij, raporton Klan Kosova.tv.
Por Gjilani nuk u ndal me kaq, pasi arriti ta gjejë edhe golin e tretë, për epërsinë e parë në ndeshje.
Jaroviq asistoi për Basan i cili e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-2, shifra këto me të cilat edhe u mbyll pjesa e parë.
Aktualisht, “Xhebrailat” udhëheqin renditjen tabelare me 18 pikë të grumbulluara, kurse “Skifterat” gjenden në zonën e rrezikut, me 12 pikë.
Nesër ndërkohë zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku Llapi në Podujevë është nikoqir i Feronikelit’74, kurse Dukagjini e pret Suharekën.
Kjo xhiro mbyllet të enjten me dy takime. Ferizaj luan në shtëpi ndaj Malishevës, ndërkaq kryendeshja është ajo ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

