Napoli ka ngadhënjyer lavdishëm ndaj Milanit në xhiron e 10-të të Serie A-së.
Golin e parë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e pestë, ndërsa Kvicha Kvaratskhelia shënoi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, duke vulosur fitoren.
Pas këtij triumfi, Napoli mban vendin e parë me 25 pikë, ndërsa Milani zbret në vendin e tetë me 14 pikë.