Ylli i “shuar” anglez pritet të kthehet në Premier Ligë

Dele Alli pritet të kthehet në Premier Ligë teksa po synon ta rikthejë karrierën e tij në binarë.

Alli është agjent i lirë ndonëse po stërvitet me Evertonin, me të cilët kishte nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë më 2022.

Ai nuk ka luajtur futboll profesionist që kur ishte i huazuar nga Beshiktashi, pasi kishte probleme me lëndime për mbi një vit.

Sipas raportimeve të Alan Myersit të Sky Sports, Alli pritet të luajë sërish me Evertonin, por fillimisht me grupmoshat u-21.