Dy humbje radhazi në Ligën e Kampionëve, karshi një fitoreje që e kishin arritur ndaj Leipzigut në minutat e fundit.
Atletico Madrid ka pësuar keq nga Benfica, 4-0, kurse humbi edhe para tifozëve të vet me rezultat 1-3, nga Lille i Edon Zhegrovës, raporton Klankosova.tv.
Përkundër që e mbyllen pjesën e parë në epërsi, ishte pikërisht ylli i kombëtares së Kosovës, ai që me super-gol, barazoi shifrat, për t’i hapur rrugë triumfit.
Sonte sërish një sfidë shumë e vështirë për ekipin e trajnerit Diego Simeone.
PSG vendase kërkon fitore në “Parkun e Princave”, pasi deri tani e ka arritur vetëm një, kur e mundi Gironen spanjolle me rezultat minimal 1-0, njofton Klankosova.tv.
Në dy ndeshjet tjera, parisienët morën vetëm një pikë, meqë humbën nga Arsenali 2-0 dhe barazuan 1-1 në shtëpi me holandezët e PSV Eindhoven.
PSG – Atletico Madrid transmetohet direkt me fillim në orën 21:00, në kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.