Skuadra ku angazhohet reprezentuesi kosovar, Milot Rashica, sot përballet me kampionët e Suedisë.
Beshiktash ndaj Malmos nuk mund të llogarit në shërbimet e ish-futbollistit të Vushtrrisë, pasi lojtari vuan nga një lëndim muskular, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë në “Tupras Stadium”, në duelin e katërt të vlefshëm për UEFA Europa League, me ekipin turk pritet të luaj futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, i cili po kalon formë shumë të mirë.
Ndryshe, pas dy humbjeve në ndeshjet e para, skuadra e dy shqiptarëve e gjeti fitorën, madje si mysafire e Lyonit në Francë.
Beshiktash – Malmo transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion, me fillim në orën 16:00.