Vdekja e Hanit, reagon Flakron Bexheti: Ishte intelektual dhe me bagazh të madhë kombëtar

Vdekja e ish zv. Sekretari të Qeverisë si duhet nuk Ka mërzitur vetëm mbështetësot e BDI-së, parti në të cilën Hani ka kontribuar me vite, me një shkrim në FB, pas vdekjes së Habit Ka dalë edhe Flakron Bexheti nga ASH-ja e Taravarit që për momentin mbanë edhe pozitën e zv. Ministrit.

Bexheti ka vlerésuar se Hani me dinjitet dhe përsosméri Ka kryer punën dhe funskionimi e tij.

Sipas Bexhetit, Hani bën pjesë në mesin e njerëzve me bagazh të madhë intelektual e kombëtar.

Reagimi i plotë:

Paska ndruar jetë Tahir Hani, një lajm pikëllues dhe i dhimbshëm për familjen dhe miqtë e tij. Kam patur rastin ta njoh nga afër Tahirin si zv Sekretar i Qeverisë, ku e mësova sëmundjen e tij të rëndë, ku krahas saj ai e ushtronte funksionin e tij me dinjitet dhe përkushtim. Gjithashtu më herët kisha dëgjuar për veprimtarinë e tij politike dhe kombëtare, dhe mund të them se Tahiri bënte pjesë tek ata njerëz me bagazh të madh kombëtar e intelektual e që të mbjellte mirësi e respekt, përtej bindjeve të ndryshme politike. Ngushëllime, familjes, miqëve dhe kolëgëve të tij!