Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti përmes një postimi ka numëruar premtimet e pambajtura të VLEN, nga momenti që ata janë në Qeveri.
Sipas Bexhetit si duket me të vëretë S’VLEN asnjë premtim, asnjë fjalë që than dhe dhan!
Tutje ai ka numëruar premtimet e pambajtura të VLEN, duke filluar nga kazinotë dhe bastoret.
Reagimi i plotë:
“Do mbyllim kazinot”, asnjë kazino e mbyllur!Madje nuk votuan ligjin për mbyllje të kazinove të propozuar në Kuvend!
“Do avancojmë përfaqësimin e shqiptarëve”, heqën balansuesin si mehanizëm për përfaqësim të drejtë, madje edhe ndaluan deklarimin e përfaqësisë etnike!
“Do t’i përfaqësojmë në mënyrë adekuate shqiptarët“, sipas partnerit të tyre “humbën” 75% të pozitave të deritanishme!
Kritikonin se gjuha shqipe nuk është plotësisht e barabartë dhe se ata do ta bënin plotësisht zyrtare, në fund po del se janë “dorëzuar“ dhe do abrogojn (anulojnë) “disa nene” të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Dhe në fund …. Do të bënin departizimin e gjyqësorit dhe jurisprudencës, e pamë sot së si do ta bëjnë këtë!
Me propozimin e anëtarëve më të “zjartë” partiak!
Me propozimin e anëtarit të partisë së Izet Mexhitit, Ardian Demiri!
Nëse kjo është “departizim” atëherë me të vërtetë NUK JA VLEN!
