Hoxha: Qeverisja VMRO-VLEN po diskriminon shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha Frontin Europian e bashkon ideali kombëtarë ndaj dhe dolën fitues nga zgjedhjet e fundit.

“Frontin Europian e mban bashkë ideali kombëtarë, unë mund të mos pajtohem me disa mendime ose ise që ka dikush nga BDI mirëpo kemi vendosur që këto mendime ti lejmë anash dhe të shohim diçka më madhore, siç është interesi kombëtarë. Po e them ketë sepse u pa që ne jemi fitues absolut, me 40 mijë vota më shumë se koalicioni VLEN, populli dha verdiktin e tyre se kush duhet të jetë pjesë e qeverisë, mirëpo kjo përbërje aktuale erdhi pasi u nxitua dikush për tu bërë pjesë e qeverisë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se qeverisja aktuale VMRO-VLEN po diskriminon dukshëm shqiptarët.

“Sot kemi qasje diskriminuese institucionale ndaj shqiptarëve, ne e lam vendin me kryeministër shqiptar, me përfaqësim shqiptar mirëpo pa diskriminuar ndonjë etni tjetër. Sot shqiptarët diskriminohen dhe për këtë shkoni dhe pyetni nëpër shumë institucione shtetërorë”, tha Hoxha. /tvklan.mk