Ligji i gjuhës shqipe, Hoxha: Të gjithë e miratuam atë ligj, tashmë VLEN-i po i ndryshon deklaratat!

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Ligji për Gjuhën Shqipe në vitin 2018 është miratuar nga të gjitha partitë shqiptarë, ndaj sipas tij Taravari tregohen hipokrit kur i ndërron deklaratat nga 2017-ta në 2024 për të njejtën çështje.

“Për Ligjin e gjuhës Shqipe kemi punuar bashkarisht, nuk është vetëm ekskluzivitet I BDI-së, sepse kur u formula si ligj u është dorëzuar të gjitha partive duke nisur nga BDI, ASH, BESA dhe gjithë kemi rënë dakord për të. Tash që del Taravari dhe jep deklarata që gjuha shqipe duhet të kthehet ne vitin 1991, kjo është hipokrizi sepse të ndalemi dhe të analizojmë qëndrimet e tij në vitin 2017, kur vet ai ishte ne bashkëqeverisje me BDI-në”, tha Hoxha.

Ai shtoi se VLEN me vendimet e tyre po sulmojnë të kaluarën e tyre politike kur ishin pjesë e qeverisë.

Me këto veprime që po i bën VLEN-i me ose pa vetëdije ata po e sulmojnë vetveten, sepse më thuaj se nga 2017 e deri më sot, cila strukturë politike shqiptare nuk ka qenë në qeveri?”, deklaroi Hoxha.

I pyetur nëse priten largime të tjera nga Fronti Europian pas Menduh Thaçit, Hoxha tha se askush nuk ka interes të largohet e të jetë pjesë e qeverisë aktuale. /tvklan.mk