Kombëtarja e Anglisë është grumbulluar për ndeshjet e muajit tetor ku do t’i luaj dy në Ligën e Kombeve. ‘Tre Luanët’ fillimisht më 10 tetor do të përballen me Greqinë në “Uembli” dhe pastaj tre ditë më vonë luajnë në udhëtim te Finlanda në Helsinki.
Por para këtyre dy ndeshjeve kanë ndodhur probleme me lëndime te ‘Tre Luanët’ dhe tre yje të skuadrës kanë humbur këto dy sfida.
Morgan Gibs-Uajt, Ezri Konsa dhe Kobie Mainoo janë larguar nga grumbullimi dhe kanë humbur dy ndeshjete Ligës së Kombeve të Anglisë kundër Greqisë dhe Finlandës.
Sipas deklaratës zyrtare, treshja janë tërhequr nga skuadra për shkak të lëndimeve që kanë marrë fundjavën e kaluar. Menaxheri i përkohshëm Li Karsli nuk ka në plan të zëvendësojë lojtarët që largohen me askënd.
