Faton Ahmeti takon strukturat: BDI mbetet struktura politike më progresive dhe gjithmonë e përgatitur për të qenë në ballë të proceseve

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti ka takuar strukturat e kësaj partie në të cilën kanës diskutuar mbi aktualitetin politik dhe hapat e ardhëshme.

Sipas Ahmetit, Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet struktura politike më progresive dhe gjithmonë e përgatitur për të qenë në ballë të proceve.

“Duke i rikonfirmuar qëndrimet tona për integrim në BE, veting me monitorim ndërkombëtar, verifikim dhe kontroll të pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike, hetim për procesin e privatizimit dhe respektimin e legjitimitetit etnik që buron nga procesi zgjedhor”, ka shkruar Ahmeti.