Escobar: Asociacioni të formohet – dialogu është për normalizim dhe jo për njohje

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka ritheksuar se Kosova është e obliguar që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë online me gazetarë, ai ka deklaruar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është duke u bërë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje të ndërsjellë, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv