Hovenier: Sektori privat amerikan mund të luajë një rol për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot, ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane.

Lidhur me takimin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka dhënë detaje, duke thënë se sektori amerikan mund të luajë një rol kritik për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor, përcjell Klankosova.tv.

“Kënaqësi të mirëpresim #PODBalkans të fokusuar në energjinë e pastër në Kosovë. Sektori privat amerikan mund të luajë një rol kritik për të përshpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS