Elbasani feston ardhjen e pranverës, ekspozon dhjetëra vetura të vjetra (FOTO)

Disa automjete të vjetra të koleksionit shqiptar RETRO u ekspozuan sot në sheshin e Elbasanit për të shënuar kështu ardhjen e pranverës.

Automjetet ngjallën kureshtjen e shumë të apasionuarve e nostalgjikëve të së shkuarës automotive, por edhe publikut kureshtar të çdo grupmoshe, raporton Klankosova.tv.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpërndau në Facebook pamje nga Elbasani.

Në Regjistrin Zyrtar të Mjeteve Historike, sot numërohen rreth 450 të tilla si pjesë e koleksionit shqiptar RETRO.

Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike miratoi në nëntor 2022 aplikimin e “Retro Albania”, për anëtarësimin në familjen mbarëbotërore për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e mjeteve historike, ku bëjnë pjesë 109 shtete dhe një flotë prej mbi 1.5 milion mjete koleksioni. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro elbasan retro