Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtoj nesër drejt Britanisë së Madhe.
Në vizitën e tij në Londër, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.
Një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu Rama pritet të marrë pjesë në një aktivitet ku pritet të diskutohen pikat se si po përgjigjet Shqipëria ndaj agresionit rus dhe cili është qëndrimi i saj ndaj Ukrainës.
Përveç kësaj, pjesë e diskutimit do të jetë çështja se ku beson Tirana se Kina përbën kërcënim më serioz.
