Nominimi i mbrëmshëm (e martë) gjatë spektaklit në mes të Kiara Titos dhe Olta Gixharit ka shkaktuara shumë zhurmë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së famshme.
Aktorja dhe moderatroja janë përballë njëra-tjetrës dhe njëra prej tyre pritet që të largohet të shtunën e ardhshme.
Ndërkohë, këngëtari Luiz Ejlli që konsiderohet si një prej protagonistëve të këtij edicioni ka ‘kërcënuar’ vazhdimisht se në rast që Kiara eliminohet ai do të largohet bashkë me të.
Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania
Por, në anën tjetër edhe Olta e cila konsiderohet si kundërshtarja kryesore e Luizit në shtëpinë e famshme nuk i ka pritur mirë këto deklarata të tij.
Ajo në disa raste ka tentuar që Luizi të ndryshonte mendim, ndërsa në një diskutim me Deamishel ajo është përlotur duke thënë se ndihet në faj për gjithë këtë situatë.

Tha se do të largohet nga BBVA në rast se eliminohet Kiara, Luizi ndryshon qëndrim: Duhet ta pranoj realitetin, publiku më do vetëm